Një rënie e lehtë e rasteve me COVID-19 është regjistruar në Itali në 24 orët e fundit, por gjithashtu duhet përmendur se ka pasur një numër më të ulët tamponësh.
Sipas të dhënave nga vendi fqinj, mësohet se janë regjistruar 2.257 raste të reja me koronavirus dhe kanë vdekur 16 persona. Nga ana tjetër, të shtuarit janë 200 më shumë se një ditë më parë, ndërsa të shëruarit janë 767 persona.
Sakaq, më shumë raste me koronavirus janë regjistruar në Campania 431, më pas vjen Lazio me 248 raste, Veneto 230 raste, Toscana, 185, Emilia-Romagna 167, i Piemonte 129, Sicilia 128, Liguria 107. Të gjitha rajonet në Itali kanë të infektuar.
h.b/dita
