Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Itali, 2 shqiptarë arratisen nga burgu. Një prej tyre vrasës, theri në vitin 2007 një shqiptar
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Itali, 2 shqiptarë arratisen nga burgu. Një prej tyre vrasës, theri në vitin 2007 një shqiptar
AktualitetLajmi i fundit

Itali, 2 shqiptarë arratisen nga burgu. Një prej tyre vrasës, theri në vitin 2007 një shqiptar

redaktor
Published February 2, 2013
Share
SHARE

Dy shqiptarë kane kryer një arratisje spektakolare nga burgu në Parma, Itali ku po vuanin dënimin e marrë nga drejtësia italiane.

Lajmi, i publikuar në mediat italiane, i referohet policisë vendase, sipas te ciles arratia është bërë gjatë mëngjesit të sotëm.
Shqiptaret e arratisur jane identifikuar si Valentin Frrokaj e Taulant Toma, përkatesisht 29 e 35 vjeç. Një nga të arratisurit është dënuar për veprën penale të vrasjes.
Dyshohet paraprakisht se kanë prerë shufrat e hekurit në qeli me fletë sharre dhe me carcafë të lidhur kanë zbritur në tokë për tu arratisur nga ambientet e burgut ku vuanin dënimin. Për shkak se Taulant Toma ka kryer dhe më parë një arrati spektakolare nga burgu italian, dyshohet se ai mund të jetë truri i kësaj arratie të radhës, por që ka nxjerrë me vete dhe shokun e qelisë, Frrokaj, person i dënuar për vrasje.

Autoritetet italiane, kanë bërë të ditur se arratia është realizuar rreth orës 6:30 të mëngjesit të së shtunës. Valentin Frokaj, 35 vjec dhe Taulant Toma, 29 vjec të premten në mbrëmje ishin takuar me dy të afërm në ambientet e burgut, të cilët dyshohet se i kanë pritur jashtë kompleksit për t’i ndihmuar gjatë arratisë.

Policia italiane e burgjeve dhe forca të tjera policore janë vënë në kërkim të tyre në shkallë vendi dhe kanë ngritur postoblloqe të shumta.
35 vjecari Valentin Frokaj vuante dënimin për vrasje, ndërsa mësohet se edhe më herët kishte tentuar arratinë, ndërkohë që Taulant Toma ndodhej në burg nën akuzën e vjedhjes dhe krimeve të tjera.

Autoritetet kanë deklaruar se arratisja e dy shqiptarëve është favorizuar nga mungesa e theksuar e personelit në burgje, plot 7.500 njësi në nivel kombëtar, 650 prej të cilave vetëm në rajonin Emilia Romanja, ku ndodhet dhe qyteti i Parmës. Në dy vitet e ardhshme personeli pritet të reduktohet me 2 mijë njësi të tjera për shkak të shkurtimeve. Ndërkohë, një problem tjetër mbetet edhe mbipopullimi i burgjeve.

Kush eshte i denuari per vrasje
te burgosurit
Valentin Frrokaj akuzohet për vrasjen e shqiptarit 24 vjeçar Elton Llaho, 24 vjeç, ngjarje e ndodhur në vitin 2007 në Brescia. Frrokaj plagosi Llahon me thikë, ndërsa i riu gjeti vdekjen pas 10 ditësh agonie në spital.
Sipas policisë italiane, Frrokaj, një i kërkuar për krime në Shqipëri ishte zënë me grushte në një bar në Breshia me një shqiptar, pas një incidenti që kishin pasur në rrugë.
Më pas Frrokaj dhe Ded Ndreu, personi që u rrah në bar lanë një takim në park për tu sqaruar, mes të cilëve po negocionte për paqe dhe i riu, Elton Llaho. Por negociatat për paqe përfunduan në zënka me thika, ku ai që mori plagët më të rënda ishte 24-vjecari, Llaho.

Taulant Toma
taulant toma
Taulant Toma, njihet si miku i Ilir Pajës. Ky i fundit personazh i njohur nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane, por që ka bërë emër sidomos për arratisjet e famshme nga burgjet. Policia italiane bënë të ditur se ka arritur të kapë shqiptarin e arratisur nga burgu i Ternit më 9 nëntor të vitit 2009 pas një arratisjeje që kishte kryer dhe më parë. Taulant Toma u prangos bashkë me tre shqiptarë të tjerë nën akuzën e grabitjes së vilave në shtetin fqinj..BW

redaktor February 2, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?