Itali, 21-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident

Leda Hysa

 

Një 21-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Marengo të Italisë.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00. Sipas mediave italiane, viktima është me origjinë shqiptare por banues në Mozzecane.

21-vjeçari drejtonte një automjet tip Peugeot kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Në vendngjarje shkoi ambulanca, e cila tentoi t’i jepte ndihmën e shpejtë të riut shqiptar por fatkeqësisht pa sukses.

Identiteti i viktimës nuk është bërë me dije nga mediat, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *