Itali, 400 deri në 1 mijë euro gjobë për ata që nuk mbajnë maskë në ambiente të hapura

time

Kjo është ajo që parashikon qeveria italiane në lidhje me përforcimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, gjobë nga 400 deri në një mijë euro për ata që nuk respektojnë detyrimin për të mbajtur maskë në ambiente të hapura.

Gjoba më të rënda nga 500 deri në 5 mijë euro dhe arrest nga 3 deri në 18 muaj për ata që shkelin karantinën, janë dënimet e parashikuara në dekretin e qeverisë italiane.

Mediat italiane raportojnë se nesër pritet një vendim i Këshillit të Ministrave italianë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 janar, e cila skadon më 15 tetor.

Sipas dekretit edhe vendet që nuk zbatojnë protokollin shëndetësor rrezikojnë gjobë nga 400 deri në një mijë euro përveç mbylljes së biznesit nga 5 deri në 30 ditë.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ja dhe Fisnikeria e Zezë Di Mediçi pepinot duan una meeeerrrddaaaaaa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *