Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme pesë shqiptarë të cilët akuzohen për trafik droge. Policia italiane në Varese ka vënë në pranga 5 shqiptarët, të cilët aktivitetin e tyre e ushtronin në Holandë, provincat e Milanos dhe në qytetin Asti, si dhe ka sekuestruar 14.2 kg kokainë.
Ata janë ndaluar teksa udhëtonin në një automjet tip “Citroen” me targa franceze. Në sajë të hetimeve kishte rezultuar se një grua, shoqe e njërit prej të dyshuarve, kryente pastrimin e parave nga shitja e drogës në Itali, duke i transferuar paratë më pas në Shqipëri
