Itali, armët kimike të Sirisë mbërrijnë në bregun kalabrez  

anazapta

Ka filluar në portin e “Gioia Tauro” në Kalabri operacioni për transportim e ngarkesës së armëve kimike siriane nga anija daneze “Ark Futura”. Fillimi i operacionit është bërë pasi ekipi i inspektorëve të “OPAC” kontrolloi ngarkesën për llojin, sasinë dhe paketimin e armëve kimike. Kontenierët do të transportohen në anijen e marinës amerikane “Cap Ray”, e pajisur për shkatërrimin e armëve kimike. Komunitetet e tre qendrave të përfshira, Rosario, San Fernando dhe Gioia Tauro, po e përjetojnë operacionin të qetë, me përjashtim të rreth tridhjetë perosnave të cilët kanë shprehur shqetësim duke denoncuar incidencën e lartë të tumoreve në zonën e tyre. Mëngjesin e djeshëm para prefekturës së Reggio Calabrias dhe më pas në selinë e Autoritetit Portual në Gioia Tauro, mbërriti për të monitoruar operacionin Ministri i mjedisit Gianluca Galletti. “Kam gjetur në vend profesionistë të lartë, për të cilët vendi ynë duhet të jetë krenar. Nuk duhet të harrojmë se jemi duke bërë një detyrë të rëndësishme për sigurinë në botë. Ky nuk është vetëm një operacion teknik, por ka një vlerë shumë të lartë. Italia sot është protagoniste e një operacioni që do të përfundojë me shkatërrimin e armëve kimike”, tha Ministri. Gjithë zona portuale është e rrethuar në rreze rreth një kilometër nga njëqind forca policie të cikët janë përgjegjës për ndalimin e çdo qasje. Edhe hapësira ajrore dhe lundrimi në ujërat jashtë portit është bllokuar. Mbërritja  e arsenalit kimik sirianë u parapri nga disa polemika që lidhen me informacionin e pakët që i është dhënë popullit për rreziqet e operacionit. Mbrëmjen e së martës shoqata “Sos Mesdhe” organizoi një protestë para komunës.  Në këtë iniciativë janë shpërndarë fletushka dhe postera. Një ngjarje e ngjashme u zhvillua ditë më parë në Reggio Calabria. Sipas llogaritjeve, transferimi mund të përfundojë edhe më herët se 48 orë, që u planifikua fillimisht. Pas transportimit anija “Ark Futura” duhet të kthehet në Danimarkë ndërsa “Cap Ray” do të drejtohet në ujita ndërkombëtare ku do të fillojë me “Demontimin” e  arsenalit kimike siriane. Do të duhen disa muaj që procesi i hidrolizës të përfundojë. Kushtet e detit e lejojnë brenda nëntëdhjetë ditësh.

Si funksionin neutralizimi?

Anija “Cap Ray” është e pajisur me sistemin për procesin e hidrolizës: dy reaktorë “portativ”, në titan do të neutralizojnë 560 gaz Sarin dhe mustard (Sulfur mustard) përmes hidrolizës. (ndarjen e molekulave në dy, ose më shumë pjesë për mjetet e ujit të nxehtë). Një sistem që nuk është përdorur kurrë më parë në det të hapur, por që sipas Michael Lohan, një zëdhënës i OPAC, është “metoda më inovative, e sigurt dhe e kontrolluar për këtë lloj operacioni. Nuk do të ketë pasoja për mjedisin”. Neutralizimi i vërtetë do të ndodhë në det të hapur, nën kontrollin e inspektorëve OPAC, të cilët do të monitorojnë të gjithë procesin. Pas përfundimit të hidrolizës, Kepi Ray do të mbërrijë në Elleesmere Port në Britani të Madhe, ku do të digjen mbetjet e hidrolizës. Mbeturinat e gazit mustard do të digjen në Gjermani. / O. Jaupi

Share This Article
5 Comments
  • amon erdhne ketu ne shqiperi do ti gropse pabesia itali mjere ky populle qe eshte hale dhe politikanete qe jane sherbetore dhe jetojne ne llume dhe hale si populli te pabesete

  • Ironia e fatit ja sjell Shqiptareve , armet kimike te Asadit ,perseri perpara deres..!!! Rreziku i kontaminimit eshte ulur vetem 10%. Dhe per me teper qe tani edhe sikur te ndodhe gje , perseri do te jemi ne doren e te tjereve..( si gjithmone ) , dhe ne do ta marrim lajmin te fundit. Kur ndoshta do te jete shume vone. Fatura e majme e miliarda dollareve do ti shkoje Italise , paçka se deti qe mund te kontaminohet ,na perket edhe neve ..!!!! Por ne nuk donim te bashkepunonim ne kete nderrmarrje internacionale ( me miliarda € ) . Tani do te na duhet ta pranojme , me hir ose me pahir, qe i gjithe ky biznes i rrezikshem por shume fitim prures te zhvillohet perpara hundes tone , dhe ne te mos perfitojme ASGJË..,, perveç rrezikut qe mund te na kanoset nga deti i kontaminuar..!!!! :-(((((( Me rrespekt.!

  • FILOAMERIKANIZMI DEBIL ESHTE I DEMSHEM PER POPUJT

    Ne median shqyptare kane dale gazetare dhe analiste qe po vajtojne si kukumjacka pylli per LHL-te e Asadit, si nje kenge e sprapsme e servilit patollogjik te Mikut te Perjetshem matane Oqeanit:

    O LE LE
    O BO BO
    CFARE GABIMI
    KENA BO!

    Nje nga ta eshte edhe gazetari Ilir Yzeiri qe i ngaterron karamlet e bamiresise me LH-te e llahtarshme te Asadit. Prandaj qe te hedhim pakez drite per zotin Ilir Yzeir Manipuluesi duhet te kujtojme se fjala ishte per depozitim afategjate ne Dajt apo pas Dajtit, ne Mjekes te Elbasanit apo pas Elbasanit tek Fusha e ZEZE, jo pak por 1200 ton LHL te llahtarshme te Asadit dhe asnjehere nuk u diskutua per perdorim te porteve shqyptare me qellim tranferimi te LHL siriane nga nje anije tek tjetra. Edi Rama me Mimi Kodhelin po pergatisnin edhe bazat e dislokimit dhe po i mbushnin mendjen miletit qe asgje te keqe nuk do tí gjente, nderkohe qe pasojat e tyre llahtar si nje film horror mund te shihen qarte ne Saratov te Rusise, po edhe ne Belgjike ne permasa me te vogla, ku qeverite e papergjegjshme jane genjyer nga fjalet e bukura dhe kane vendosur per dislokimin e tyre duke shkaterruar token dhe ekuilibrin biologjike si ne Cernobil te Ukraines. Prandaj edhe eshte zgjedhur Kalabria me gerxhet dhe shkembejte e saj sepse greket sapo morren vesh qe LHL-te e Asadit do te perpunoheshin ne afersi te brigjeve te tyre u ngriten te gjithe ne kembe ne protesta masive.

    Nje gje duhet te kuptoje dallkauku Yzeiri qe flet brockulla pa dogane: Shqypnia do te ece perpara jo duke helmuar natyren dhe token e saj me LHL dhe Arme Kimike si karamele bamiresie nga Miqte e Perjetshem, por duke rimekembur PRODHIMIN kombetar me baze tregu, ashtu sic kishte filluar te hidhte hapat fillestare ne vitet e paraluftes, por qe u nderpre nga MURTAJA bolshevike qe mbolli Enver Hoxha, semundje qe po vuajne deri me sot te gjithe shqyptaret.

    Prandaj edhe ky shkrim debil, pa piken e llogjikes intelektuale eshte si nje REZIL i gazetarise sone kombetare. Parafytyroni se cfare do te thone te huajt e Botes Demokratike kur te lexojne nje shkrim te tille.

  • E kane kunje miqt o ua bien shqipetareve para deres o vdesin!Kesaj i thone miqesi.Imagjinoni kete kodosh vend pa roje bregdetare,pa flote,pa ushtri,pa mjete per te kontrolluar teritoret e saj e ujrat detare!Kesj i thoe “qejf o qejf bene Siria,ia shkateron armet Kalabria”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *