Itali/ Arrestohen tre shqiptarë, ja ‘pasuria’ e tyre nga vjedhjet (video)

DITA Online

Një bandë kriminale e angazhuar në vjedhjen e vilave dhe rezistenca, u godit nga policia italiane, duke çuar në pranga tre shqiptarë.

Shqiptarët, ndaj të cilëve gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, akuzohen për të paktën 66 vjedhje të banesave dhe vilave.

Mediat italiane shkruajnë se grupi i ka kryer vjedhjet të gjitha gjatë periudhës së fundit, para Krishtlindjeve e këtej, kryesisht në provincat e Pordenonit dhe Trevisos.

Si pasojë e grabitjeve, banda ka përfituar rreth 2 milion euro të ardhura të paligjshme. Ata vidhnin para, stoli, orë, pllaka ari, etj.

Policia u gjeti atyre edhe pistoleta dhe municione, të gashme për t’i përdorur gjatë grabitjes së tyre gjatë netëve nëpër shtëpi.

Mediat lokale shkruajnë se asetet financiare, shqiptarët i transferonin në Shqipëri.

Gurë të çmuar, me vlerë qindra mijëra euro, u kthyen pronarëve të tyre të ligjshëm pas operacionit, ku u sekuestrua një pjesë e materialeve të grabitura.

Rreth 1 milion euro, vlerësohen sendet e gjetura nga policia.

Grupi i mirë-strukturuar kriminal kishte bazë logjistike dy apartamente në Conegliano dhe Treviso.

v.l/ Dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Thuhet vetem se jane shqiptare , por asgje me shume ! Shqiptare ka ne disa vende fqinje, ka edhe nga diaspora ! Ka te tjere te huaj , qe blene lire pasaporta shqiptare . Me keto lloj “lajmesh” vetem sa nxihet edhe me shume imazhi i Shqiperise , vetem per nje klikim me shume ! Kjo eshte media jone , qe i digjet shpirti per kete vend dhe leh ne favor te kujtdo qofte , mjafton te paguhet . Paraja eshte memedheu i saj dhe ne ushqehemi me bar e kashte nga duarft e tyre !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *