Guardia di Finanza italiane ka vënë në pranga një 30 vjeçare nga Serbia pasi iu zbulua e fshehur në makinën e saj, një sasi heroine prej 21 kg.
Autoritetet doganore në portin e Barit deklaruan se sasia e drogës ishte e ndarë dhe e ambalazhuar në 41 pako të ndryshme. E gjithë droga ishte fshehur në hapësira të ndryshme të veturës me të cilën udhëtonte shtetësja në fjalë, më konkretisht poshtë dyshemesë dhe në binarët anësorë.
Trafikantja u ndalua dhe u vu në pranga pasi kishte zbritur nga një traget që vinte nga porti më i madh i vendit tonë, Durrës.
Vlera e heroinës së pastër llogaritet në 1,5 milionë euro. /E.K

Ktu ka tradhti burra.Kjo ashte shpifje shpifjeeeeee.Nga Durresi nuk ka kaluar,vetem gojet e kqija shpifin kso fjalesh.Do te pyesja kta te rilindjes te pakten doganiert jan zevendsuar.
Ne kohen e baces Sali droga ishte monopol ,
Kishe qejf me pa shtetin e Lazaratit se si e boni Sali skenderbeu model te ekonomise demokratike .
Kishe qejf me i pa fugonat plot me puntore qe shkojshin e punojshin ne Koperativat e lazaratit .
Puna ishte e organizume ne menyre perfekte , dhe shume demokratike ,
edhe shperndarja ishte me faturime .
Bravo Mark uk , komentet e tua na emocionojne deri sa na shkaktojne te qara isterike per Kohen e baces Sali ,
E mbaj mente mire ate Cub malsie se si i shtriu per toke 4 veta mu ne mes te bulevardit pa ju dridh dora fare.