Policia italiane ka arrestuar personin e dytë që përdhunoi 26-vjeçaren shqiptare disa javë më parë në Itali.
Autori është një rumun, i cili ishte i përfshirë në rrëmbimin dhe përdhunimin e vajzës së profesorit shqiptar Vladimir Kosturi.
Vajza e tij, Besjana Kosturi mbajti një fjalim prekës në Itali disa ditë pas ngjarjes së rëndë, duke shfaqur një kurajo edhe tek vet qytetarët italianë të cilët e përkrahën.
Personi i dytë i arrestuar ishte arratisur pas krimit dhe ishte shpallur në kërkim. 26-vjeçarja shqiptare u përdhunua nga romët në një kasolle.
