Policia italiane në Aversa ka arrestuar një shqiptar për posedim të lëndëve narkotike dhe armëve.
Sipas mediave italiane, i arrestuari është Genc Doda, të cilit iu gjetën në makinë 28 kg marijuanë dhe 3 pistoleta gjysmë-automatike.
Policia vazhdon hetimet ndaj tij, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në veprimtari të tjera kriminale. Hetuesit kanë mbledhur edhe prova të tjera që kanë të bëjnë me rastin e shqiptarit të arrestuar.
