Itali, arrestohet shqiptari me kokainë në makinë

Elton Tafaruci

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi gjatë kontrollit në makinë iu zbulua një sasi e konsiderueshme kokainë.

I arrestuari është Artan Gjergji 45 vjeç, i cili u prangos në Milano. Ai udhëtonte me makinë kur u ndalua nga policia dhe gjatë kontrollit në mjet iu zbulua sasia prej 2 kg kokainë.

Droga ishte fshehur në bagazhin e automjetit, e futur në një çantë plastike. Policia italiane dyshon se shqiptari i arrestuar është vetëm korrier, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *