Një studente shqiptare është gjetur e vdekur së bashku me të dashurin e saj në makinë, në Itali. Dy të rinjtë, vajza 26 dhe djali 31, janë asfiksuar brenda në automjet pasi kishin lënë ndezur kondicionerin, për t;u ngrohur. Mediat italiane bëjnë të ditur se dy viktimat janë gjetur të zhveshur, pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale dhe kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar për shkak të monoksidit të karbonit. Makina e tipit Benz Mercedes u gjet në garazhin e të atit të djalit. Ka qenë pikërisht babai i inxhinierit 31-vjeçar ai që ka konstatuar i pari ngjarjen e rëndë. Mësohet se vajza shqiptare dhe djali shoqëroheshin së bashku prej 5 muajsh.
ngushellime familjeve.Zoti u dhente force per te perballuar kete tragjedi te rende.