Itali, asgjesohen 180 mijë rrënjë kanabis

Elton Tafaruci

Ndërsa në Shqipëri asgjesohen çdo ditë parcela pa fund me hashash, në shtetin fqinj, Itali, mediat raportojnë për 6 ha tokë të mbjellë me drogë. “Rekord marijuane, policia gjen 6 hektarë në Ordona”, raporton portali “l’Immediato”.

Policia vendore e Foggia-s ka arrestuar tre persona për mbjellje të marijuanës, të cilët u gjetën në plantacionin prej 6 hektarësh.

Janë 180,000 rrënjë kanabisi të mbjella në këtë zonë. Ky është një nga konfiskimet më të mëdha të plantacioneve të marijuanës në nivel kombëtar”, raporton media italiane e cila njofton se në orët në vijim policia do japë gjithe detajet e operacionit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *