Një aksident tragjik ka ndodhur sot përgjatë një spektakli të Aerenautikës ushtarake Italiane.
Një avion luftarak Eurofighter me dy persona në bord është rrëzuar në det në momentin e performancës ajrore.
Eventi po zhvillohej në territorin e Terracinës në jug të provincës së Romës. Lajmi është konfirmuar dhe nga Aerenautika Italiane.
Ngjarja ka qënë tronditëse për mijëra spektatorë që po ndiqnin këtë Air Show.
Avioni i rrëzuar ishte i parafundit para performancës mbyllëse me ngjyrat e flamurit italian.
Në momentin e rrëzimit piloti i avionit nuk është hedhur me parashutë për të shpëtuar. Po punohet për të gjetur trupat e dy viktimave.
