Gjashtë “gangsterë të vegjël”, mes tyre disa shqiptarë, anëtarë të 2 grupeve rivale që i zgjidhnin problemet me armë, grushta dhe gjak, u arrestuan nga policia italiane në Pescara. Të gjithë merreshin me “Knock-out game”, ndërsa mosha varionte nga 14 deri në 24 vjeç dhe javët e fundit kishin bërë “kërdinë” në Movida, ku ishin regjistruar dhjetra episode të dhunshme që kishin si motiv zgjerimin e pushtetit në Pescara, ku donin të merrnin kontrollin e gjobave apo grabitjeve në rrugë, teksa ndonjëherë ishin përzier edhe shkaqe xhelozie mes çifteve apo kundërshtarëve. Në një natë të përgjakshme, në mes të 26 dhe 27 prillit ndodhën 3 episode të dhunshme, ku në në rastin e parë, një 19 vjeçar u godit për asnjë arsye nga Fabjol Berisha, 18-vjeçari shqiptar me banim në Bastioni. Viktima u raportua me një nofull të thyer, ndërsa shoku i tij, i cili u godit gjithashtu nga Berisha dhe miqtë e tij, ka dëmtime të tjera. Ndërsa, u identifikuan edhe 3 anëtarët e tjerë të kësaj bande. Në pranga ra edhe Fabrizio De Florentis, pasi banda e tij derimë tani regjistron 2 të rinj që luftojnë me jetën në spital. Gjithnjë, më 27 prill 2 djem janë sulmuar nga një rom 17-vjeçar. Policia ka identifikuar dhe arrestuar 5 persona të tjerë, që i përkasin një tjetër bandë, në të cilën ishte e dashura 19-vjeçare e bosit Elvis Neziri, një 20-vjeçar që mediat italiane që publikuan këtë lajm e kanë identifikuar si sllav, por nga emri ngjason si shqiptar. Viktima është marrë në një vend të izoluar dhe është rrahur madje edhe me shkopinj dhe shufra hekuri. Mes të rrahurve ishte edhe një 59-vjeçar. Disa prej të arrestuarve u akuzuan edhe falë shfaqjeve në rrjetet sociale, të armatosur me armë lodër dhe armë të vërteta apo sepse kanë filmuar në telefonat e tyre veprat e dhunshme.






