Itali/ Bilanci i pandemisë sot njeh një rritje të re, rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

time

Sipas autoriteteve shëndetësore në Itali janë regjistruar 10.874 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërkohë edhe numri i viktimave është në rritje pasi sot janë 89.

Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 2023 pozitivë,  e ndjekur nga Piemonte me 1396 dhe Kampanja me 1312.

Janë pothuajse 8500 personat në gjithë territorin që gjenden në spital, ndërkohë që 870 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Rritja e numrave ka shtrënguar edhe rajonin e Piemontes që nga kjo fundjavë të mbyllë qendrat tregtare, duke mbajtur hapur vetëm aktivitetet ushqimore dhe farmacitë. Sakaq, Lombardia ka vendosur karantinën duke filluar nga ora 23 e të enjtes.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *