Tre shqiptarë, dy në moshën 20-vjeçare dhe i treti 19 vjeç, të gjithë me banim në L’Aquila kanë përfunduar në pranga të policisë.
Të tre të rinjtë kanë kërcënuar dhe goditur fizikisht dy vëllezër me nënshtetësi moldave, të moshës 20 dhe 23 vjeç, të cilët gjithashtu banojnë në rajonin e Abruzzos.
Sipas mediave fqinje, shqiptarët kanë goditur dhe kërcënuar dy vëllezër nga Moldavia, ku e gjitha ndodhi pas një ngacmimi të një vajze, e cila ishte e dashura e njërit prej shqiptarëve.
Gjithçka nisi ditë më parë, gjatë një nate feste në një disko.
Një nga dy vëllezërit moldavë ishte sulmuar pasi iu afrua një vajze në klub, më vonë u zbulua të ishte e dashura e një prej tre shqiptarëve.
Me këtë rast, shqiptarët kanë goditur me shufra hekuri një nga moldavët. Ka qenë ndërhyrja e policisë, e cila ka ndaluar dhunën ndaj moldavëve.
Organet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, e cila ka traumatizuar të rinjtë nga Moldavia.
M.H/ Dita

Dru me pre!