Itali, digjen të gjallë dy fëmijë

anazapta

Dy fëmijë të moshës 9 dhe 13 vjeç janë djegur të gjallë në shtëpinë e babit të tyre në Breschiano, Itali. Policia e qytezës së vogël Ono San Pietro tha se shkak i shpërthimit ka qenë një bombul gazi, ndërsa në shtëpi ka pasur edhe benzinë.

Dy fëmijët janë gjetur tërësisht të karbonizuar në krevatet e tyre, ndërsa babi i tyre, Pasquale Iacovone, gjendet në spital në gjendje të rëndë.

Tragjedia e familjes Iacovone është përmbyllja e një drame divorci që vazhdonte prej vitesh. Çifti ishte ndarë prej disa kohësh dhe gruaja e kishte denoncuar disa herë ish-bashkëshortin për përndjekje.

Dy djemtë e çiftit Iacovone jetonin me të ëmën, por natën e tragjedisë kishin shkuar të vizitonin të atin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *