Dy shqiptarë janë arrestuar në Rivergaro, Itali, për shpërdorim droge. 1100 gramë marijuanë, 5 gramë hashash dhe një peshore me precizion të lartë janë gjetur sot në automjetin me të cilin udhëtonin dy shqiptarë dhe një adoleshent italian.
Mediat italiane nuk i bëjnë të ditur emrat e tyre, por thonë se njëri prej të arrestuarve kishte precedentë në shpërndarjen e drogës.
Operacioni i policisë ka ardhur pas një sinjalizimi, i cili ka çuar në pranga dy shqiptarët që vinin nga zona e Toskanës dhe 17-vjeçarin italian banues në Valtrebbia.