Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali me 15 kg kokainë. Policia italiane nuk jep identitetin e tyre, por thotë se ata janë 29 dhe 37 vjeç. Dy shqiptarët u arrestuan në komunën Sirmione të Breshias, ndërsa ndodheshin në banesën e tyre. Sasia e lëndës narkotike u gjet gjatë një kontrolli, së bashku me disa pajisje që shërbenin për paketimin e dozave të kokainës. Mësohet se arrestimi i dy shqiptarëve erdhi pas sinjalizimit që banorët e zonës i dërguan policisë për lëvizjet e dyshimta të dy burrave.