Itali, dy shqiptarë në pranga për drogë

anazapta

Një bandë italo-shqiptare e trafikimit të drogës është goditur nga policia italiane ditën e djeshme. Në pranga kanë përfunduar 10 persona, dy prej të cilëve janë shqiptarët Endri Mosko, 38 vjeç dhe Niko Selamaj, 43 vjeç. Gjithashtu, policia e shtetit fqinj ka sekuestruar edhe 75 kg marijuanë, vlera e së cilës arrin në një milion euro.

Sipas policisë italiane,
shqiptarët Endri Mosko dhe Niko Selamaj dyshohet se kanë pasur rolin kryesor në bandën e trafikimit të lëndëve narkotike. Mësohet se procesin për gjykimin e dy shqiptarëve, drejtësia italiane do t’ia referojë asaj shqiptare.

Sipas skemës së zbardhur nga policia italiane, lënda narkotike transportohej nga Shqipëria, drejt Greqisë, nga ku më pas kalonte në Itali.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *