E moshuara tenton të ikë pa paguar nga qendra tregtare, kur e akuzojnë bën për urgjencë dy punonjës

J L

Një grua 60 vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia italiane e Civitanova Marche, pasi akuzohet për vjedhje.

Ajo kishte hyrë brenda një qendre tregtare duke marrë artikuj prej dhjetëra eurosh dhe duke mos paguar.

Personeli tregtar, i cili e kishte ndjekur gruan përmes kamerave ka tentuar ta ndalojë atë për të mbajtur mallrat, por ajo i ka goditur dhe shkelmuar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit duke e arrestuar atë për grabitje.

Të dy personat përgjegjës të qendrës tregtare përfunduan në urgjencë, shkruajnë mediat italiane.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *