Itali, evakuohet kampi i emigrantëve në Ventimiglia

Elton Tafaruci

Kryetari i Bashkisë së komunës së Ventimiglias, në Veri të Italisë, Enrico Ioculano, ka firmosur sot vendimin për evakuuimin e kampit të emigrantëve në këtë territor.

Motivet e këtij vendimi janë kushtet e papërshtatshme higjenike, shëndetësore si dhe siguria publike e ajo urbane. Sipas këtij vendimi ky kamp do të evakuohet breenda 48 orëve.

Prej më shumë se dy javësh rreth 100 emigrantë janë pozicionuar buzë lumit Roja në komunën e Ventimiglias në pritje për të hyrë në kufirin francez. Një situatë të ngjashme kjo komunë e ka përjetuar dhe një vit më parë kur dhjetra emigrantë kaluan netë të tërë në brigjet e këtij lumi që distancon vetëm 8 km nga kufiri francez, në pritje për të udhëtuar drejt Francës.

Pas marrjes së këtij vendimi Kryetari i Bashkisë së Ventimiglias ka akuzuar drejtpërdrejt qeverinë Renzi e ministrin e brendshëm Alfano se i kanë braktisur duke i lënë në harresë situatën e emigrantëve në këtë komunë.

Në shenjë protesta kundër mozgjidhjes së problematikës së emigrantëve të pozicionuar në këtë territor, kryetari i Bashkisë e 11 këshilltarë komunal  të Ventimiglias kanë dhënë sot dorëheqjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *