Giorgio Napolitano dha zyrtarisht dorëheqjen. Presidenti 89 vjecar firmosi në orën 10.35 letrën e largimit, e cila iu dorëzua pak më vonë Presidentëve të Dhomës së deputetëve dhe Senatit si dhe kryeministrit Matteo Renzi. Përfundon kështu pas 9 vjetësh mandati i tij në Quirinale. Qëllimi i tij ishte që të tërhiqej që para 21 muajsh, në prill të 2013-ës, për arsye që lidhen me moshën dhe gjendjen e tij shëndetësore. Por për shkak se zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluar më parë e kishin lënë Italinë të zhytur në paligjshmëri absolute, deri në pikën saqë në 6 votime në Parlament nuk arrit një marrëveshje për të emëruar presidentin e ri të vendit. Napolitano shtrëngoi dhëmbët, përveshi mëngët dhe nuk i mbeti gjë tjetër veçse të pranonte të rizgjidhej për një mandat të dytë, duke u bërë kështu Presidenti i vetëm në historinë e Italisë që përsërit mandatin. Presidenti i Senatit Pietro Grasso do të zhvillojë nga ky moment e deri në zgjedhjen e kreut të ri të vendit, funksionet e presidentit të Republikës.
