Një bandë shqiptare që kryente vjedhje të shumta në Itali, u arrestua nga policia vendase.
Dy shqiptarë përfunduan në pranga, ndërsa po kërkohet një i tretë që mundi të arratisej. Medieve vendase shkruajnë se aksioni ndaj tyre nisi kur policia konstatoi një Audi A5 në parkimin e një kishe.
Prej andej dolën me shpejtësi tre shqiptarë që u futën më pas në një makinë tjetër tip Nissan me targa shqiptare.
Nga kontrolli i targave rezultoi se Audi ishte i vjedhur në 19 janar në një vilë në Varese. Nga këtu nisën hetimet, ku rezultoi se shqiptarët kryenin vjedhje banesash.
Në pranga përfunduan Kastriot Daci, 39-vjeç dhe Daniel Syziu, 22-vjeç, ndërsa u arratis 20 vjeçari me iniciale N.E.
Policia italiane sqaron se banda ishte e fokusuar në veri të vendit ku kryenin vjedhje të shumta dhe më pas ktheheshin në Shqipëri, duke humbur gjurmët.
Në telashe përfundoi edhe një tjetër shqiptar, L.B, i cili i kishte strehuar hajdutët dhe ishte në dijeni të aktivitetit të tyre. /Dita/

