Itali, goditet banda shqiptare, kreu mbi 70 grabitje

Saimir Lleshi

Specialistë të vërtetë grabitjesh. Kishin kryer plot 73 vjedhje; vilash kryesisht.

Por sot, aktiviteti i tyre ilegjitim mori fund. Policia i arrestoi. Bëhet fjalë për një bandë shqiptare në Xhenova të Italisë, 17 anëtarët e të cilës përfunduan prapa hekurave.

Vetëm një prej të arrestuarve është italian, ndërsa të tjerë janë nga Shqipëria. Banda vepronte në veri të Italisë, ndërsa kishte epiqendrën në Rajonin e Ligurias.

Vjedhjet ishin kryer në Xhenova, Savona, Alessandria e Piacenza.

Dhjetë prej të arrestuarve do të mbeten në burg, pasi ndaj tyre është lëshuar një masë e tillë, ndërsa pjesa tjetër do të gjykohet në gjendje të lirë. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *