Itali, goditet banda shqiptaro-rumune e 43 grabitjeve në seri, 11 të arrestuar

anazapta

Policia italiane ka arritur të arrestojë 11 persona të një bande të përbërë nga shqiptarë dhe rumunë. Sipas burimeve të policisë italiane, kjo bandë ka kryer 43 grabitje gjatë muajve prill-gusht të vitit 2013. Gjatë kësaj periudhe, shqiptarët dhe rumunët kanë grabitur lokale, konçesionarë makinash, kinkaleri, disa ndërmarrje të ndryshme dhe gjithashtu banesa në rajonet e Umbrias dhe Toskanës. Operacioni për kapjen e tyre ka nisur në Peruxhia, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Hetimet kanë bërë të mundur identifikimin e 19 pjesëtarëve të kësaj bande kriminale të rëndësishme dhe për 11 nga këta persona është dhënë urdhri i arrestit për paraburgim, 8 prej këtyre urdhrave janë ekzekutuar paraditen e 5 shkurtit në qytetet italiane, Peruxhia, Romë dhe Siena. Policia ka sekuestruar 41 makina të vjedhura të bandës shqiptaro-rumune dhe më pas u janë dorëzuar pronarëve të këtyre makinave. Mes grabitjeve të shumta kanë qenë edhe traktorë, materiale ndërtimi, vegla pune për kopshtari, celularë, televizorë, kompjuter, aparate fotografikë dhe shumë elektro-shtëpiake dhe gjithashtu 16 mijë litra karburant.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *