Itali/ Humbet tragjikisht jetën shqiptarja, nënë e pesë fëmijëve

Leda Hysa

Një grua shqiptare, nënë e 5 fëmijëve, ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme në Breshia, pasi është përplasur nga një makinë tip “Ford Focus”.

Gruaja e identifikuar si Elvira Hoxhaj, 40 vjeçe, ishte dërguar me urgjencë në spital, por pa ia dalë të fitojë betejën me vdekjen.

Autori i aksidentit, një italian 40 vjeçar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke e lënë shqiptaren përtokë.

Por policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij duke e arrestuar.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin e ndodhur në një rrugën pa ndriçim, ndërsa personi i arrestuar akuzohet për “vrasje në rrugë”, si i cilëson kodi penal italian, aksidentet kur shoferi largohet nga vendi i ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *