Itali, kapen me heroinë dy shqiptarë, kishin ngritur laborator droge

Elton Tafaruci

Një tjetër rast droge është goditur nga policia italiane ditën e sotme. Pas 3 shqiptarëve të kapur me 23 kg kokainë, në pranga kanë rënë edhe dy shqiptarë të tjerë.

Atyre iu gjetën dhe sekuestruan 3.5 kilogramë heroinë e pastër. Droga ishte fshehur në banesën e dy shqiptarëve të moshës 30 vjeç dhe 40 vjeç, të cilët jetojnë në Bari.

Gjithashtu, atyre iu sekuestruan edhe 4.5 kg përzierës dhe sende të tjera që shërbejnë për përpunimin e heroinës. Policia italiane thotë se dy shqiptarët e kishin kthyer banesën e tyre në një laborator të vogël droge.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *