Një prostitutë shqiptare është vrarë në Itali nga një klient i saj në Pavia. Sipas policisë, 54-vjeçari me probleme mendore, pasi kishte ndodhej në dhomën e prostitutës, e ka qëlluar atë për vdekje me një thikë. Pasi ka kryer krimin, ai ka tentuar të vetëvritet me të njëjtën thikë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në shtëpinë e vajzës në një zonë periferike të Pavias.
Bëhet fjalë për shtetasin Karmine Losio, i cili dyshohet të ketë marrë një thikë nga kuzhina dhe e ka vrarë gruan, e cila sipas policisë italiane quhet Adriana Picari.
Para se të ndërronte jetë, 33-vjeçarja kishte arritur të njoftonte policinë. Këta të fundit nuk arritën të thyejnë derën e blinduar të shtëpisë dhe u detyruan të thërrasin zjarrfikësit për të hyrë nga dritarja.
E reja shqiptare u gjet pa jetë në dhomën e saj të gjumit. Në krah të saj ndodhej agresori, plotësisht nudo dhe i prerë me thikë në fyt dhe në bark.
54-vjeçari italian ndodhet i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën, por policia ka zbuluar se para se të dilte nga shtëpia e tij, italian kishte tentuar të vriste mamanë e tij 89-vjeçare, duke prerë tubin e gazit të kuzhinës.
