Itali, konfiskohet 25 milionë Euro pasuri e Kamorras, pjesë e grupit mafioz edhe boksieri shqiptar

Elton Tafaruci

Vëllezërit Guarnera, të cilët drejtonin grupin mafioz të Kamorras dhe që u shkatërruan nga policia italiane në vitin 2013, kanë krijuar një bandë tjetër në zonën e Caserta.

Guardia di Finanza sekuestroi pasuritë e grupit mafioz në Romë, me vlerë 25 milionë Euro. Policia thotë se pjesë e bandës të Kamorras është edhe boksieri shqiptar Orial Kolaj dhe disa shqiptarë të tjerë. Banda e shqiptarëve vepronte në Romë dhe ishte nën varësinë e Kamorras.

Në mesin e pasurisë së sekuestruar, jane ‘asetet e kompanisë dhe 10 shoqërive të saj”, salla lojrash fati dhe bilardo; 18 prona, disa prej të cilave janë vila luksoze, të vendosura në Romë dhe në krahinën ku vepronte banda; 12 makina dhe motoçikleta, llogari bankare, postare, etj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *