Italia është gjunjëzuar tashmë prej javësh nga koronavirusi, ku ndonëse shifrat e viktimave dhe të prekurve kanë pësuar një rënie të lehtë, bilanci mbetet i trishtë.
Në raportin e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 604 viktima të reja.
Gjatë orëve të fundit janë shtuar 3039 të infektuar të rinj.
Kësisoj në total shkon në 17.127 numri i viktimave, ndërsa në 135.586, ai i të prekurve.

l.h/ dita

ne epidemi kurba nuk eshte simetrike ajo ngrihet me shpejtesi por zbritja vjen e ngadalte