Itali / Mafiozin e “Cosa Nostra” nuk e ndalin as hekurat. Kafshon dhe gëlltit gishtin e rojës së burgut

Arta Taja
Italian Police officers guard the perimeter of the prison in Prato, in Tuscany, due to a detenees protest, Prato, Italy, 9 MArch 2020. Violent protests broke out on the day in 27 Italian prisons against the novel coronavirus restrictions affecting the country with many inmates asking for an amnesty due to the virus emergency. Serious riots are taking place at San Vittore in Milan and Rebibbia in Rome where, as well as burning mattresses, some inmates attacked the infirmaries, media reported. ANSA/CLAUDIO GIOVANINI

Giuseppe Fanara, 60 vjeç, i cili po vuan dënimin e tij të përjetshëm, i ka kafshuar dhe gëlltitur gishtin një roje burgu. Bosi mafias siciliane, i cili po vuan një dënim të përjetshëm në burgun Rebibbia të Romës, sulmoi shtatë rojet kur ata shkuan për të inspektuar qelinë e tij.

Fanara, nga klani famëkeq i “Cosa Nostra”, ishte pjesë e një regjimi të ashpër i burgut që izolon bosët mafiozë plotësisht për t’i parandaluar ata që të drejtojnë klanet e tyre pas hekurave.

“Gjatë grindjes ai (Fanara) i kafshoi duke i këputur gishtin e vogël, agjentit në dorën e tij të djathtë”, – thanë mediat italiane.

Ai dyshohet se sulmoi agjentin, e kapi për qafe dhe e tërhoqi përtokë. Pasi i kafshoi gishtin e vogël të dorës së djathtë të agjentit e hëngri atë.

Edhe pse në vendngjarje kanë arritur shumë policë, Fanara nuk e ndaloi sulmin “kanibal”. Policisë iu desh kohë që ta qetësojnë mafiozin. “Unë ju ther si derra”, – ka thënë ai. Për shkak të këtij sulmi, ai u transferua nga Roma në burgun e sigurisë maksimale të Sassari në Sardenjë, dhe tani përballet me akuza të reja, duke përfshirë sulm të ashpër dhe rezistencë ndaj arrestimit.

Ndryshe, thuhet se në fillim të këtij viti, Italia vendosi të lirojë bosët e moshuar dhe mafiozë të dobët – duke përfshirë disa që i përkasin Cosa Nostra me ndikim.
Ky vendim ndezi një protestë, duke e detyruar ministrinë e Drejtësisë Italiane të kthehej dhe të rishikonte vendimin e lirimit.

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *