Një operacion i madh është duke u zhvilluar në Itali. 100 pjesëtarë të Policisë janë angazhuar gjatë mbrëmjes duke gdhirë e enjte, për të shkatërruar një rrjet të madh që merrej me trafikun e drogës të përqendruar sidomos në Basa Tuskia (Tuskia e ulët).
Operacioni i quajtur “Bomber” i drejtuar nga karabinierët e komandës provinciale italiane të Vitero, që ka cuar në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, dy të tjerë në arrest shtëpie për dy banues të provincës së Viterbo, dhe 3 italianë të tjerë të arrestuar në flagrancë gjatë operacioneve të bëra nga karabinierët.
Dhjetëra mijëra euro në muaj ishte volume i biznesit të xhiros së drogës.Të gjithë të arrestuarit kishin precendë, dhe për të fshehur drogën përdornin një mënyrë të vecantë. E groposnin në tokë, në kavanozë qelqi.
