
Kryetari i Bashkisë së Casteldelci (Rimini), në Itali, është vënë në pranga për pedofili. Mario Fortini është arrestuar për ushtrim dhune seksuale mbi një vajzë minorene.
Arrestimi i numrit një të qytetit të vogël me rreth 450 banorë ka ardhur si finalizim i operacionit “Aurora”, i cili i referohet emrit me të cilin policia pagëzoi vajzën që bëri denoncimin.
Vajza ka thënë se që në moshën 5-vjeçare është detyruar me forcë të kryejë marrëdhënie seksuale për 10 vjet me radhë.
Minorenja ka përshkruar me detaje episodet e ndodhura në shtëpinë e kryebashkiakut, ndërsa vetë i arrestuari në një status të shpërndarë në Facebook shprehet: “Nëse ky është një kryq që më duhet ta mbaj mbi shpinë, do ta mbaj pa e humbur durimin. Por atij që ma ka kurdisur i uroj të gjendet në të njëjtën situatë”. / ANSA