Itali, një shqiptar vritet dhe një tjetër plagoset për larje hesapesh

Bledar Lumani

Një shqiptar ka gjetur vdekjen mbrëjen e djeshme në Milano, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Viktimë është Arben Kthella, 37 vjeç nga fshati Manati i Lezhës, ndërsa i plagosur është Mond Kthella, 40 vjeç po nga Manatia e Lezhës.

Bashkë me ta është qëlluar edhe një shtetas afrikan, që ka humbur jetën.

Mësohet se Arben Kthella është qëlluar me dy plumba në kurriz dhe një në kokë, ndërsa Mond Kthella me një plumb në bark.

Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.

Policia ndërkohë nuk ka arritur ende të identifikojë dot autorët e krimit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *