Itali, policia godet rrjetin e prostitucionit, pranga 4 shqiptarëve

Dita

Forcat e policisë në provincën e Padovas, kanë arrestuar 4 shqiptarë, pasi akuzohen për “shfrytëzim prostitucioni”. Mediat raportojnë se shqiptarët ishin pjesë e një rrjeti të cilën policia e ka shkatërruar, por nuk dha emrat e të ndaluarve. Arrestimi erdhi pas një hetimi rreth 6 muaj. Mësohet se nga aktiviteti rrjeti arrinte të fitonte gjatë një dite rreth 3 mijë euro. Rrjeti menaxhonte dhe shfrytëzonte vajzat për prostitucion, kryesisht në zonën e Vigodarzere dhe Campodarsego. Policia italiane tha se po vijon hetimet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *