Itali, Salvini kërcënon BE-në

Ornela

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini i bëri thirrje Bashkimit Europian të mbrojë kufijtë e tij nga emigrantët e mbërritur nga Afrika, e la të kuptohej se nëse blloku nuk e ndihmon Italinë me krizën e azilkërkuesve, atëherë Roma është gati të rinegociojë angazhimet financiare me të. Kreu i “lidhjes “, i cili po shfaqet gjithnjë e më shumë si kryeministri “de facto” i vendit, e drejtoi gishtin e fajit nga trafikantët e qenieve njerëzore, duke i konsideruar përgjegjës për vdekjet në Mesdhe.

“Qëllimi është të mbrohet kufiri i jashtëm, jo ta ndajmë problemin mes vendeve europiane, por ta zgjidhim atë që në burim”, tha Salvini.

“Nëse dikush në BE mendon se Italia duhet të vazhdojë të jetë vend zbarkimi dhe kampesh refugjatësh, e ka kuptuar gabim”, vazhdoi ai.

Qasja e tij e ashpër ndaj emigrantëve ka fituar mbështetjen e partnerit të koalcicionit qeverisës, kreut të “5 yjeve”, Luigi Di Maio, i cili pajtohet me idenë që organizatave joqeveritare që shpëtojnë emigrantë t’iu mohohet hyrja në portet italiane.

Ndryshimi i politikave të Italisë mund të nënkuptojë humbjen e mijëra jetëve të tjera në Mesdhe, – thonë kritikët, – por ekzekutivi italian kërkon të tregojë se drejtimi i erës tashmë ka ndryshuar dhe se, nëse Bashkimi Europian nuk vepron, atëherë Roma është e gatshme t’u kthehet masave drastike.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Perse nga kush kercenohen Kufijte e Europes ???
    Cfar dreq Drogash kane filluar te marrin politikanet Europian qe po lajthisin ne te Tilla reagime qesharakesh ?

    Fakt eshte qe kufijte e Europes s’kan qen kurr me te sigurt dhe me te kontrollushem se sot !!!

    Problemet i keni vete ne trute tuaja ju Europianet
    qe nuk gjeni qetesi shpriterore edhe perse keni gjithcka
    edhe pse te tjeret punojne per ju edhe pse ju perfitoni
    Miljarda ne vite vetem nga te huajt ,
    edhe pse ju vet organizoni ne prapavije emigracionin
    masiv ne vendet e botes se trete duke i shperngulur
    me bomba e rrafshuar qytetet e shtete te tera ne refugjateve duke i mashtruar me mekanizmat tuaja te “nendheshme ” -qe hecni ne Europe se ju pret Europa ju siguron pune shtepi e jete normale dhe pastaj i lini rrugeve mes deteve ,te vdesin dhe me skandalozja eshte se si te cmendur qe jeni bere nga mungesa e mos ndjesise e shpirtit qe ju mungon ,
    te shndruar ne Kanibale filloni e manipuloni boten mashtroni Boten e opinionin me akuza fallso ,
    qe vet i shpikni ,qellimi dihet , rradikalizimi populli europian ,i politikes ,i pushtimit te se djathese neofashiste gjithe Europen ,pra nji pafytyresi ,
    qe si Salvinit etj Partner europiane te Salvinit i eshte stampuar ne surrate .

    zitto figlio di putana fashiste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *