Itali: Sekuestrohen 300 kg drogë, vinte nga Shqipëria

editor

Guardia di Finanza ka mundur të kapë dhe sekuestrojë rreth 300 kg marijuanë e fshehur ne një automjet tip rulot, që vinte nga Shqipëria. Sipas të dhënave të para mësohet se vlera e lëndës narkotike shkon në  2 milionë euro, ndërkohë që financa italiane ka mundur të identifikojë dhe më pas të ndalojë rulotin në parkimin e një qendre tregtare në portin e Katanias.

Sipas mediave italiane mësohet se, ndër të ndaluarit janë edhe dy shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur për arsye hetimi ende në vijim. Deri më tani dyshimet çojnë Guardia di Finanza në mundësinë që sasia e drogës së gjetur të ketë patur destinacion përfundimtar pikërisht Siçilinë, por ndërkohë pikënisja e ngarkesës të ketë qenë Puglia./A.V

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *