Autoritetet italiane sekuestruan një pasuri me vlerë 500 milion euro, të kontrolluar nga një klan mafioz i Ndragetës.
Guardia e Finances kreu urdhrin e sekuestrimit në Katanzaro që përfshiu një qendër e madhe tregtare, pasuri të shumta të luajtshme e të paluajtshme, si dhe kompani e llogari bankare.
Sekuestrimi u krye pas një hetimi të gjatë mbi qarkullimin e parave të pista, të koduar me emrin “Neptuni”.
Vrasja e një biznesmeni lidhur me këtë çështje shërbeu si “shkëndijë” për nisjen e hetimeve nga prokuroria e që u kurorëzua këtë të hënë./E.T

……..Ndre Gjetës