Itali: Sekuestrohen 7 kg kokainë dhe prangoset një shqiptar

Edona Llukacaj

Shtatë kilogram kokainë e pastër janë sekuestruar nga Guardia di Finanza, në portin Isola Bianca pasi një anije që vinte nga Livorno u ankorua.

Guardia di Finanza e konsideron këtë operacionin si një sukses të madh.

Gjatë operacionit u arrestua një 28-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilët nuk është zbuluar ende. Ai shoqërohej nga një rumune 23 vjeçare, e cila më u ndalua dhe më pas u la e lirë.

Mediat italiane bëjnë me dije se ndalimi i kësaj sasie kokaine  u bë i mundur pasi çifti i ri u përpoq t’i shmangej kontrollit të makinës në doganën e portit.

Kjo i shtoi dyshimet dhe pasi ata u ndaluan nga policia, makina u kontrollua me ndihmën e qenve të drogës, të cilët menjëherë e nuhatën ngarkesën e paligjshme. Kjo coi në kontrollin re thellë të automjetit dhe zbulimin e kokainës në fund të makinës, tek një hapje mekanike e formuar ndërmjet sediljeve të pasme dhe hapësirës për strehimin e rrotave rezervë.

Nëse do të dilte në treg kjo ngarkesë do të kushtonte mbi 1 milion euro.

Sipas mediave italiane, muajt e fundit, aktiviteti i kontrollit në portet dhe aeroportet në Sardenjën veriore ka lejuar konfiskimin e mbi 37 kg drogë të rënda dhe kokainë, rreth 12 kg hashash dhe marijuanë, si dhe 2 kg heroinë, dhe në arrestimin e 13 personave.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *