Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e shembjes së dy pallateve në Itali. Ngjarja ka ndodhur në zonën e kantierit detar në Palermo. Viktimat janë një 84-vjeçar dhe nipi i tij 54 vjeç.
Ndërkohë, rezultojnë të zhdukura gruaja 80-vjeçare e viktimës dhe një tjetër e moshuar. Skuadrat e ndihmës së shpejtë kanë nisur kërkimet mes gërmadhave me shpresën se do t’i gjejnë të gjalla.
