Në Itali, një 101-vjeçar u dërgua në shtëpi pasi u shërua nga koronavirusi.
Ai u shtrua në spital në Rimini pasi rezultoi i infektuar me COVID-19.
Ai është personi i dytë në botë më i moshuari që u shërua nga koronavirusi.
Vendin e parë e zë 103-vjeçarja nga Irani, e cila u shërua pasi u prek nga virusi.
Disa ditë më parë, një 95-vjeçare e prekur me COVID-19, fitoi betejën me koronavirusin.
Italia shënoi të premten ditën më tragjike që kur është prekur nga epidemia e koronavirusit, me 969 të vdekur në 24 orë.
Numri total i vdekjeve tashmë është 9 134 ose 10,6% e 86 498 të sëmurëve me Covid-19.
j.l./ dita
