Një bandë shqiptarësh që kryenin vjedhje në disa qytete të Italisë është shkatërruar nga policia e këtij shteti. Mësohet se në operacionin e koduar “Flori” janë përfshirë 200 efektivë policie, të cilët kanë zhvilluar hetime në Potenza, Napoli, Reggio Emilia dhe Modena. Në pranga janë vënë 13 persona, ndërsa 30 të tjerë janë në kërkim. Banda kryente vjedhje në banesat e këtyre qyteteve dhe më pas objektet ua shiste grupeve të specializuara për tregtimin e mallrave të përdorura.