Itali, shpërthim në një magazinë fishekzjarresh, 5 viktima

Ornela

Pesë të vdekur dhe dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë, është bilanci pas shpërthimit të një magazine fishekzjarresh.

Ngjarja ndodhi në Messina, në Barcellona Pozzo di Gotto, në Itali.

Të plagosurit me djegie të rënda, u dërguan në spital, kurse viktimat janë katër punonjës të një firme që po kryenin punë mirëmbajtjeje si dhe gruaja e pronarit të kompanisë.

Nga hetimet e para, shpërthimet mund të kenë ndodhur si pasojë e saldimit që po kryente njëri nga punonjësit.

Shkëndijat kanë ndezur pluhurin piroteknik duke shkaktuar aksidentin.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Si ne Gerdec.
    Po mire ne kohen e pushtetit monist u salduan uzin ,kombinate,po nuk ndodhi gerdec.Ju kapitalisteve ju merr edhe ajri flake,se jeni hajdute.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *