Tre shtetas shqiptarë dhe një italian nga Brinzidi janë arrestuar nga policia italiane.
Përkatësisht fjala është për persona të moshës 23, 24 dhe 28 vjeç, të dyshuar për dy grabitjet e kryera në qershorin dhe gushtin e kaluar në argjendarinë Stroili brenda qendrave tregtare Meridiana në Casalecchio di Reno dhe Sheshet e Castel Maggiore.
Ndërkohë, këta të fundit akuzohen për një total pasurie prej pak më pak se 150 mijë euro, duke provuar vjedhje gjithashtu në zonën e Modena dhe Terni, raportojnë mediat italiane. Të akuzuarit kishin përdorur një makinë, që mund të ishte marrë më qira dhe ata mbanin armë, çekanë dhe mjete të tjera, me anë të së cilave kryheshin vjedhjet.
Sakaq, gjyqtarët kanë vërtetuar pretendimet e prokurorit dhe kanë urdhëruar mbajtjen në burg për të gjithë të dyshuarit.
h.b/dita
