Itali, dhunonte gruan, e kthejnë në Rinas

Leda Hysa

 

Dhuna në familje është ende një nga fenomenet më shqetësues të shoqërisë sonë. Një rast i tillë është shënuar në një familje shqiptare në Itali.

Një 25-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet me dije ka dhunuar rëndë bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur.

Nëna me fëmijën ishin larguar nga banesa për t’i shpëtuar dhunës barbare dhe kishin dalë në rrugë.

Një patrullë policie në Madonna Alta, ndaloi para tyre dhe policët kuptuan se diçka nuk shkonte me nënën e re dhe fëmijën.

Pasi e pyetën, e reja tregoi historinë e dhunës.

Policia ndërhyri dhe nëna me djalin u transportuan në një qendër sociale.

Ndërkohë, babai dhunues është riatdhesuar menjëherë për në Shqipëri pas këtij krimi.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *