Një shqiptar 34 vjeç u gjet i lidhur në një kazan plehrash. Ai që e zbuloi ishte një rezident në zonën Galluzzo, në Itali, i cili ishte duke hedhur plehrat. Pasi hapi kapakun, ai pa shqiptarin që ishte lidhur me një litar tepër të shkurtër dhe që kur ai e tërhiqte, litari i shkaktonte dhimbje të madhe. Me të mbërritur, policia e identifikoi menjeherë shqiptarin, pasi e kishte skeduar më parë për shpërndarje droge dhe parregullsi të tjera. Ekspertët mendojnë se shqiptari ishte lidhur për t’i dhënë një mesazh për ndonjë prishje pazaresh, ndërsa është sekuestruar koshi i plehrave.

Keta plehraxhinj vijne e kapardisen ketu me makina te shtrenjta,me lokale luxoze