Një shqiptar që vuante dënimi me burgim të përjetshëm në Palermo të Italisë është arratisur nga burgu në mënyrë spektakolare.
Bëhet fjalë për Valentin Frrokajn, i cili regjistron arratisjen e dytë nga burgi në Itali, pasi më parë ishte larguar nga burgi i Parmës, pasi kishte sharruar hekurat e qelisë.
Mediet italiane kanë publikuar një video ku tregohet momenti, kur Frrokaj zbret nga muri rrethues i burgut në kërkim të arratisë. Siç duket edhe në video, Frrokaj i pashqetësuar nga askush, zbret me qetësi nga muri i lartë 3.5 metra.
Më pas, 36-vjeçari, ka mundur të largohet nga burgu “Pagliarelli” në Palermo, duke prerë hekurat e qelisë dhe më pas ka zbritur me çarçaf.
Frrokaj për shkak të sjelljes së tij të mirë nuk mbahej nën masa të rrepta sigurie. Për të zbritur lehtësisht nga muri e ka ndihmuar edhe gjendja e tij fizike prej atleti, pasi ai në burg kalonte shumë orë duke u stërvitur.
https://www.youtube.com/watch?v=CdruLxIfhuA
