Itali, shqiptari  masakron me shishe të thyer italianin

Dita

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në qytezën e Albengas, (afër Xhenovas) në Itali, ku një i ri shqiptar, nën efektin e pijes dhe lëndëve narkotike, ka tentuar të vrasë një mikun e tij italian. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin me inicialet M. T., i cili gjatë një zënke me në një lokal nate, e ka goditur disa herë me tehun e një shishe të thyer. Sipas policisë italiane, i riu në efektin e alkoolit dhe drogës, rreth mesnatës ishte parë rrugëve të qytetit duke ndjekur nga pas italianin, të cilin më parë e kishte goditur në qafë dhe në trup, duke i shkaktuar plagë të rënda. Ai ka vazhduar ta ndjekë objektivin deri në qendër të qytezës, por italiani i plagosur ka arritur të fshihet në një lokal. Klientët të alarmuar nga gjendja e tij, i gjakosur dhe pothuajse pa ndjenja, kanë telefonuar policinë. Shqiptari akuzohet për plagosje dhe vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa italiani rreth 30 vjeçar, është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, në gjendje kritike për jetën për shkak të plagëve të shumta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *